Hynë të vjedhin në dyqan, pronari plagos njërin nga hajnat

Kronikë e zezë

Hynë të vjedhin në dyqan, pronari plagos njërin nga hajnat

Më: 29 prill 2016 Në ora: 12:50

Në një dyqan në Kijevë të Malishevës tre të dyshuar kanë hyrë me dhunë për të kryer një vjedhje.

Me këtë rast pronari i lokalit, që tashmë është i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të hajnave.

Sipas Policisë nga të shtënat njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKU, ndërsa dy tjerët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Me vendim të prokurorit i dyshuari-pronari i lokalit është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar, ndërsa njësitet policore lidhur me rastin kanë bastisur dy shtëpitë e të dyshuarve, me ç’rast në shtëpinë e të dyshuarit të lënduar në Podujevë, si provë materiale kanë konfiskuar një laptop dhe dy telefona celularë. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat