Korçë, arrestohen se vodhën dy biçikleta, u gjendet municion

Kronikë e zezë

Korçë, arrestohen se vodhën dy biçikleta, u gjendet municion

Më: 29 prill 2016 Në ora: 10:46

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona pasi atyre iu gjetën armë zjarri dhe fishekë.

Policia bën të ditur se në pranga kanë rënë Arnol Isa, 21 vjeç si dhe Vitjon Qirici, 21 vjeç pasi dyshohet se në bashkëpunim mes tyre, në fillim të prillit, në Ersekë, kanë vjedhur dy biçikleta në pronësi të S.B, 41 vjeç, pranë banesës të tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Policisë, në banesën e Arnol Isa, iu gjet dhe sekuestrua 1 automatik dhe 50 fishekë luftarakë, model 56, të kalibrit 7.62 mm në 4 krëhra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat