Hotline në Tiranë, policia ndalon 2 menaxhere dhe tre vajza që kryenin “Chat Line”

Kronikë e zezë

Hotline në Tiranë, policia ndalon 2 menaxhere dhe tre vajza që kryenin “Chat Line”

Më: 29 prill 2016 Në ora: 09:08

Pas investigimit të Fiks-Fare i cili zbuloi disa studio që punësonin vajza të cilat kundrejt pagesës ofronin seks virtual, policia e Tiranës finalizon operacionin e koduar “Hotline”.

Policia e Tiranës pas konsultimit me Prokurorinë ka proceduar 5 persona, mes tyre dy menaxhere të kompanive që punësonin vajza të cilat më pas kryenin seks virtual nëpërmjet pagesës. Sipas policisë, aktiviteti i këtyre kompanive zhvillohej te ‘Astiri’ dhe Rruga e Kavajës.

1. E. Ll., 18 vjeçe, banuese në Tiranë.
2. V. V., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.
3. R. K., 25 vjeçe, banuese në Tiranë.
4. L. N., 23 vjeçe, banuese në Tiranë.
5. F. J., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.

Keto shtetase janë proceduar për veprat penale të “Pornografisë” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”. Nga hetimi i bërë, ka rezultuar se, shtetaset E. Ll., V. V. dhe R. K., dyshohet se kanë kryer veprimtari te paligjshme “Chat Line”.

Këto shtetase ishin punësuar në mënyrë të paligjshme nga shtetaset L. N. dhe F. J., këto të fundit ishin edhe menaxhere të Kompanisë “Adult Work” (chat line). Kjo veprimtari e paligjshme kriminale zhvillohej në zonën e Unazës së re pranë “Astirit” dhe në rrugën e Kavajës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet e mëposhtëm:

• 7 njësi qëndrore dhe monitorët përkates.
• 7 web camera.
• 10 lodra sexuale.
• 3 Telefona celular

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Pornografisë” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat