Vrau gomistin për një gomë, 21 vite burg për agjentin e SHISH

Kronikë e zezë

Vrau gomistin për një gomë, 21 vite burg për agjentin e SHISH

Më: 28 prill 2016 Në ora: 23:37

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 21 vite burg punonjësin e Shërbimit Informativ Shtetëror Xhevahir Mzhika, pasi gjatë gjykimit është provuar se funksionari i SHISH ka qëlluar me një plumb në kokë shtetasin Florian Selmanin.
Vendimi është dhënë në 27 prill 2016, ku megjithëse avokati mbrojtës i të pandehurit Mzhika, Baftjar Rusi ka kërkuar pushimin e çështjes dhe shpalljen të pafajshëm të klientit të tij, gjykata e Tiranës ka vendosur ta dënojë agjentin e SHISH, me 21 vite burg.

Nga ana tjetër prokurori i dosjes Erjon Imeraj gjatë dhënies se pretencës së tij, kërkoi dënimin e Mzhikas me 28 vite burg, për dy vepra penale. Shkak i kësaj vrasje është bërë blerja nga ana e Xhevahir Mzhikës, e një gome të përdorur në servisin që administrohej nga viktima Florian Selmani.

Nuk ka kaluar shumë, që kjo gomë të bëhej shkak i një aksidenti ku janë lënduar lehtë disa anëtarë të familjes së agjentit të SHISH. Kjo është bërë shkak që mes Mzhikës dhe Selmanit të lindin disa kontradikta, duke sjellë dhe përdorimin e armës nga ana e agjentit, i cili qëlloi me një plumb në kokë pronarin e gomisterisë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas kësaj Xhevahir Mzhika është larguar në drejtim të paditur duke mos u arrestuar ende dhe sot nga policia e Tiranës. Ngjarja e rëndë u regjistrua në muajin gusht të 2014. /shqiptarja

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat