Shkatërrohet grupi i shqiptarëve, bënin kërdinë në Spanjë

Kronikë e zezë

Shkatërrohet grupi i shqiptarëve, bënin kërdinë në Spanjë

Më: 28 prill 2016 Në ora: 23:03

Policia spanjolle ka kryer një operacion të gjërë duke shkatërruar një grup shqiptarësh të cilët vidhnin shtëpi në Katalunia.

Nga operacioni policor u vendosën në pranga 11 persona, nga të cilët 6 u vendosën në "arrest me burg".

Grupi drejtohej nga ana e një shqiptari 28 vjeçar i cili rekrutonte shqiptarë nga Kruja.

Këta të fundit kishin vjedhur 42 shtëpi anembanë Katalunias.

Mësohet se shqiptarët e merrnin punën e vjedhjes sikur të ishte profesion dhe iu ishte premtuar edhe se dilnin në pension duke e kryer këtë punë.

Policia e Spanjës ka vendosur në pranga edhe një përkthyes të infiltruar i cili dërgonte informata për atë se ç'veprimtari kryenin shqiptarët.

Përkthyesi u prangos pasi iu kishte thënë shqiptarëve se ndiqeshin nga ana e institucioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat