Shqiptari aksidentohet për vdekje në Itali, mister shkaqet (Foto)

Kronikë e zezë

Shqiptari aksidentohet për vdekje në Itali, mister shkaqet (Foto)

Më: 28 prill 2016 Në ora: 21:52

Një aksident automobilistik i mori jetën një 39-vjeçari shqiptar në Itali. Aksidenti ndodhi pasditen e sotme rreth orës 15.25 minuta në kilometrin e 21-t të autostradës Siena-Bettolle

Mediat italiane shkruajnë se viktima është shtetasi Klodi Serra, shofer kamioni, por që sot po udhëtonte me një furgon tip “Renault”. Ai punonte për një kompani në Perugia.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur dy herë në autostradë. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në aksidentin e tij, pasi ai nuk është parë të përplaset me ndonjë automjet tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat