Vrau gomistin, 21 vjet burg për agjentin e SHISH-it

Kronikë e zezë

Vrau gomistin, 21 vjet burg për agjentin e SHISH-it

Më: 28 prill 2016 Në ora: 21:45

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 21 vite burg punonjësin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Xhevahir Mzhika, pasi gjatë gjykimit është provuar se ai ka qëlluar me një plumb në kokë shtetasin Florian Selmanin në gusht 2014.

Prokurori i dosjes Erjon Imeraj kërkoi dënimin e Mzhikas me 28 vite burg, për dy vepra penale. Shkak i kësaj vrasje është bërë blerja nga ana e Xhevahir Mzhikës, e një gome të përdorur në servisin që administrohej nga viktima Florian Selmani.

Nuk ka kaluar shumë, që kjo gomë të bëhej shkak i një aksidenti ku janë lënduar lehtë disa anëtarë të familjes së agjentit të SHISH. Kjo është bërë shkak që mes Mzhikës dhe Selmanit të lindin disa kontradikta, duke sjellë dhe përdorimin e armës nga ana e agjentit, i cili qëlloi me një plumb në kokë pronarin e gomisterisë duke e lënë të vdekur në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat