Grabiten gjatë natës dy dyqane në zonën muzeale të Gjirokastrës

Kronikë e zezë

Grabiten gjatë natës dy dyqane në zonën muzeale të Gjirokastrës

Më: 28 prill 2016 Në ora: 18:09

Dy dyqane janë bërë pre e grabitjes në lagjen muzeale të qytetit të Gjirokastrës, pranë sheshit “Çerçiz Topulli”.

Autorët kanë vjedhur mallin e dyqaneve gjatë orëve të natës duke u gdhirë 28 prilli. Policia po punon për identifikimin e autorëve.

Dyqanet e grabitur janë, njëri me fruta e perime e tjetri me cigare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat