​Bie nga ballkoni një fëmijë dy vjeçar dhe vdes

Kronikë e zezë

​Bie nga ballkoni një fëmijë dy vjeçar dhe vdes

Më: 28 prill 2016 Në ora: 15:24

Një fëmijë dy vjeçar ka vdekur si pasojë e rënies nga ballkoni i katit të dytë i shtëpisë së tij.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 11:00, në fshatin Broboniq të Mitrovicës.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai për KosovaPress përmes telefonit tha se policia ka pranuar informatën se një fëmijë dy vjeçar ishte dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës, pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit të çështjes trupi i pa jetë i fëmiut u është liruar familjarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat