Prokuroria kërkon116 vite burg për vrasësit e Enton Nikajt

Kronikë e zezë

Prokuroria kërkon116 vite burg për vrasësit e Enton Nikajt

Më: 28 prill 2016 Në ora: 14:56

Prokuroria e Tiranës kërkon një dënim në total prej 116 vitesh burgim për 4 të pandehur, të akuzuar për vrasjen e ndodhur më datë 11.11.2015 tek lokal “Muraga”, në zonën e Linzës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Enton Nikaj. Procesi ndaj 4 të pandehurve të akuzuar për “vrasje me paramendim”, në bashkëpunim është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit në rast se shpallen fajtorë nga gjykata.

Në konkluzionet e saj përfundimtare, Prokuroria e Tiranës kërkoi konkretisht, dënimin si më poshtë:

1. Emiljano Tasho, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, të dënohet me 35 vjet burgim, për akuzat, “vrasje me paramendim” në bashkëpunim; “vjedhja me dhunë”, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake” si dhe “plagosje e lehtë me dashje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri

2. Bujar Hasani, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg” në mungesë, të dënohet me 28 vjet burgim, për akuzat, “vrasje me paramendim” në bashkëpunim; “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”; dhe “kanosje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri.

3. Mirsad Kuçana, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, të dënohet me 28 vjet burgim, për akuzat, “vrasje me paramendim” në bashkëpunim; “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake” si dhe “plagosje e lehtë me dashje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri.

4. Ervis Martinaj, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë, të dënohet me 25 vjet burgim, për akuzat, “vrasje me paramendim” në bashkëpunim si dhe “plagosje e lehtë me dashje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;

Gjithashtu, Prokuroria e Tiranës kërkon edhe:

5. Erjon Biraçi, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, të dënohet me 5 vjet burgim, për akuzën, “përkrahja e autorit të krimit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat