Motori del nga rruga, një i vdekur

Kronikë e zezë

Motori del nga rruga, një i vdekur

Më: 28 prill 2016 Në ora: 09:48

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Sipas informacioneve të para, mësohet se një motor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Vashaj dhe viktima është rreth 50 vjeç.

Policia pritet që në orët në vijim të jap më shumë detaje rreth aksidentit si dhe të identifikojë viktimën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat