Zënka që përfundojë me të plagosur e të arrestuar në Rezallë të Skenderajt

Kronikë e zezë

Zënka që përfundojë me të plagosur e të arrestuar në Rezallë të Skenderajt

Më: 28 prill 2016 Në ora: 09:34

Një 55 vjeçar me inicialet M. M, është plagosur në fshatin Rezallë të Skenderajt si pasojë e një zënke në mes viktimës dhe katër të dyshuarave. Këta të fundit janë arrestuar për veprën penale vrasje në tentativë.

Policia ka identifikuar identitetin e katër personave të dyshuar, të cilët më vonë janë arrestuar: Z. Xh. 68 vjeçar, B. Xh. 82 vjeçar, M. Xh. 31 vjeçar dhe E. M. 30 vjeçar.

“Ngjarja fillimisht ishte raportuar për të shtëna me armë dhe plagosje. Njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se i plagosur kishte mbetur viktima M. M. 55 vjeçar, të cilit ndihma e parë i ishte dhënë në QKMF Drenas, ku më pas është transferuar për në QKUK.Policia në vendngjarje si prova materiale ka konfiskuar dy armë, një pushkë automatike AK 47,dhe një pushkë gjuetie. Nën autorizimin e prokurorit kompetent, hetimet i kanë nisur hetuesit rajonalë nga Njësia e Krimeve të Rënda”thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.

Policia njofton se nga hetimet e para, bazuar në deklaratat e siguruara nga viktima dhe të dyshuarit, dyshohet që veprës penale i ka paraprirë një zënkë e çastit në mes të dyshuarve dhe viktimës.

“Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kompetent tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari B. Xh. është liruar për procedurë të rregullt. Rrjedha hetimore e deritanishme si dhe elementet përbërëse të ngjarjes, sipas prokurorit kompetent, rasti po hetohet si vepër penale ‘vrasje në tentativë’ dhe ‘lëndim trupor’”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat