Gjendet trupi i të zhdukurit në vitin 2014

Kronikë e zezë

Gjendet trupi i të zhdukurit në vitin 2014

Më: 27 prill 2016 Në ora: 22:13

Janë gjetur mbetjet mortore të 35 vjeçit A. Sh që ishte raportuar i zhdukur në vitin 2014.

Dje rreth orës 17:00 në Policinë e Kosovës është raportuar për gjetjen e mbetjeve mortore të një njeriu në një ndërtesë.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, më saktësisht, në një ndërtesë në Lagjen “Dardania”.

Sipas raportit zyrtar të policisë ky rast është regjistruar si gjetje mortore.

Zyra për Informim të Policisë në Prishtinë tregon se bëhet fjalë për personin me inicialet A. Sh., 35 vjeç që ishte raportuar si i zhdukur në vitin 2014.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit rajonalë të policisë në Prishtinë janë duke punuar për sqarimin dhe ndriçimin e të gjitha detajeve të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat