Shoferi i “Range Rover”-it godet me grusht taksistin (VIDEO)

Kronikë e zezë

Shoferi i “Range Rover”-it godet me grusht taksistin (VIDEO)

Më: 27 prill 2016 Në ora: 15:40

Trafiku i rënduar bëhet shpesh burim sherresh në rrugët e Tiranës.

Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur një shofer taksie është goditur me grusht nga një drejtues “Range Rover”-i.

Ky i fundit, duke dashur të parakalonte i ka rënë borisë disa herë, por taksisti nuk ka mundur t’i hapë rrugë. Sapo ka parakaluar, shoferi i “Range Rover”-it ka dalë nga automjeti dhe e ka qëlluar me grushte drejtuesin e taksisë.

Kjo skenë duket në fillim të videos së publikuar nga “Jeta osh qef”, ndërsa në fund të saj duke qartë shoferi që largohet duke mbajtur duart në faqe.

“Taksisti ishte i pari i rreshtit dhe ecte normal, ky nga pas donte ta parakalonte dhe i binte borisë disa herë. Sapo e parakaloi, i zuri rrugën dhe doli, i ra dhe iku”, thotë raportuesi që ka filmuar skenën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat