Arrestohet fajdexhiu i Suharekës

Kronikë e zezë

Arrestohet fajdexhiu i Suharekës

Më: 27 prill 2016 Në ora: 14:48

Policia e Kosovës ka arritur që pas një hetimi disa mujorë të arrestoj një të dyshuar në fshatin Bllacë të Suharekës me dyshimin e bazuar së kishte konsumuar elemente të veprës penale të fajdesë.

Policia në një komunikatë dërguar mediave thotë se gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe dy vetura Mercedes.

“Për njërën dyshohet të jenë manipuluar numrat e karrocerisë ndërsa tjetra e pa doganuar por mban targa të Kosovës por të një veture tjetër”, thuhet në komunikatë.

Për shkaqe sigurie policia thotë se ka sekuestruar një pushkë gjahu me leje të vlefshme.

“Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor”, thuhet tutje në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat