Asgjësohen 6 mijë fidanë hashashi në Tepelenë

Kronikë e zezë

Asgjësohen 6 mijë fidanë hashashi në Tepelenë

Më: 27 prill 2016 Në ora: 13:02

Policia e Gjirokastrës ka zbuluar e shkatërruar mbi 6 mijë fidanë lëndë narkotike, hashash.

Në kuadër të operacioneve për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, fidanët u zbuluan në fshatin Beçisht të Tepelenës.

Bëhet e ditur se në pranga përfundoi shtetasi 43-vjeçar Migjen Meta, i dyshuar si autor i kultivimit të tyre.

Gjithashtu, policia njofton se ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë si bashkëpunëtorë të 43-vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat