Një burrë nga Laçi shpallet në kërkim, rrahu deri në shenja të shoqen

Kronikë e zezë

Një burrë nga Laçi shpallet në kërkim, rrahu deri në shenja të shoqen

Më: 27 prill 2016 Në ora: 12:33

Një burrë nga Laçi është shpallur në kërkim, pasi ka rrahur deri në lënien e shenjave, ënjtje dhe nxirje të shoqen e tij.

Tonin Gjinaj, 56 vjeç, banues në Laç u shpall në kërkim ditën e djeshme pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij L.Gjinaj, duke i shkaktuar lëndime në trup.

Noa.al mëson se rasti i dhunës ishte i përsëritur dhe se marrëdhëniet në çift ishin të tensionuara.

Gjatë denoncimit të bërë në polici, e dëmtuara tha se kishte duruar në disa raste, por së fundmi situata ishte përkeqësuar duke e bërë të pamundur përballimin e dhunës.

56- vjeçari është shpallur në kërkim i akuzuar për dhunë në familje, ndërsa në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Kurbinit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat