Bulqizë, autori i grabitjes së karburantit ishte i paarmatosur

Kronikë e zezë

Bulqizë, autori i grabitjes së karburantit ishte i paarmatosur

Më: 27 prill 2016 Në ora: 11:41

Policia ka zbardhur grabitjen e karburantit në Bulqizë,e cila ndodhi paraditen e djeshme. Gjatë grabitjes iu vodhën rojes së karburantit 6000 mijë lekë.

“Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Bulqizë pas veprimeve të shpejta profesionale e hetimore, si dhe pas këqyrjes së kamerave kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes duke identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar shtetasin me inicialet E. A., 19 vjeç banues në Bulqizë. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas i ka marrë rojes së karburant “Kastratit” 6000 lekë. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezultoi së autori i dyshuar nuk ka qenë i armatosur dhe nuk ka ushtruar dhunë ndaj rojes së karburantit. Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e autorit”, sqaron policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Vjedhje”, neni 134 ,I Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat