Arrestohet banda e trafikantëve midis tyre 10 shqiptarë

Kronikë e zezë

Arrestohet banda e trafikantëve midis tyre 10 shqiptarë

Më: 27 prill 2016 Në ora: 10:24

Operacioni i koduar “Dexter”, i policisë italiane i ekzekutuar në orët e para të mëngjesit në rajonin e Lombardisë ka çuar në arrestimin e 31 personave, 10 prej të cilëve nënshtetas shqiptarë, anëtarë të një organizate kriminale aktive në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në vitin 2014 e janë shtrirë në provincat e qyteteve Milano, Bergamo, Bresha, Komo, Monza e Brianza, Sirakusa e Varese.

Ndaj 29 personave është dhënë masa “arrest me burg”. 19 prej tyre janë nënshtetas italianë mes të cilëve dhe dy femra e 10 janë nënshtetas shqiptarë. Ndaj 2 anëtarëve të tjerë të kësaj bande është lëshuar urdhëri i arrestit shtëpiak.

Kjo organizatë kriminale trafikonte lëndë narkotike nga Vendet e Ulëta drejt provincës së Milanos, Monzës, Bianzës e Sirakuzës.

Ky operacion ka çuar në sekuestrimin e 10 kg kokainë, 15 kg hashash, 680 gramë marijuanë dhe një pistoletë pa leje.

Ndaj 5 personave anëtarë të kësaj bande është vendosur urdhër arresti në kërkim evropian, ndërsa ndaj 4 të tjerëve urdhri i arrestimit në kërkim ndërkombëtar.

Sot në mesditë pritet një konferencë për median në lidhje me këtë operacion.

Kjo organizatë kriminale trafikonte lëndën narkotike nga Vendet e Ulëta drejt Italisë duke shfrytëzuar transportuesit që pranonin të bashkëpunonin me ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat