Përdhunonte nxënësit gjatë kurseve private, tjetër akuzë për mësuesin e dënuar me 508 vite burg

Kronikë e zezë

Përdhunonte nxënësit gjatë kurseve private, tjetër akuzë për mësuesin e dënuar me 508 vite burg

Më: 26 prill 2016 Në ora: 20:02

Një akuzë e dytë është paraqitur kundër mësuesit në distriktin Ereğli, i cili më 20 prill është dënuar me 508 vjet dhe 3 muaj burg nën akuzat për sulme seksuale të 10 nxënësve në provincën Karaman në Turqi.

Mësuesi 54 vjeçar Muharrem Büyüktürk akuzohet se ka sulmuar seksualisht një fëmijë në një shtëpi të cilën e kishte marrë me qira.

Büyüktürk mbante kurse private për studentë në apartamente që merrte me qera.

Viktimat të moshës 12 deri 14 vjeç ishin abuzuar në një periudhë kohore prej 2012, 2013, 2014 dhe 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat