Grabitje si në filma në “Sheraton”, kambistit i vjedhin 18 mln lekë

Kronikë e zezë

Grabitje si në filma në “Sheraton”, kambistit i vjedhin 18 mln lekë

Më: 26 prill 2016 Në ora: 17:26

Një grabitje me armë nga ndodhur në një nga vendet më të frekuentuara por edhe më të survejuara në Tiranë, nga njerëz të pasur apo VIP, hotel “Sheraton”.

Mësohet se një person i armatosur i ka drejtuar pistoletën një kambisti dhe ka arritur t’i marrë në pak sekonda një çantë që mbante brenda miliona lekë.

Shuma e cila është grabijtur brenda pak sekondave kapte vlerën e të paktën 18 milionë lekëve, para të cilat kambisti i kishte tërhequr në një sportel banke brenda Hotel “Sheraton”-it dhe po nisej për t’i dërguar ato në pikën e tij të shkëmbimit valutor.

Grabitësi i pamaskuar është larguar në shoqërinë e një tjetër personi që e ka marrë atë me një motor.

Forca të shumta policie kanë rrethuar “Sheraton”-in. Ka ende pak të dhëna për rrethanat e ngjarjes.

Dëshmia

Gazetari Artan Hoxha ka rastisur në vendin e ngjarjes në momentin kur dy persona kanë grabitur kambistin pranë hotel Sheraton. Ai ka shpjeguar në studion e “News 24” se ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në rrugicën para Sheratonin. Sipas Hoxhës, kambisti do të bënte një transfertë të madhe bankare dhe autorët duhet të kenë patur dijeni për këtë lëvizje.

“Shuma e madhe prej 180 mlionë lekë (të vjetra) dhe orari 16:00 kur mbyllen bankat”, tha Hoxha, “më bën të dyshoj se autorët kanë patur informacion për lëvizjet e kambistit dhe personit që e shoqëronte”.

Po sipas gazetarit, kambisti që u bë pre e kësaj grabitje ka një nga dyqanet më të mëdha të këmbimit valutor në Bulevardin Zogu i Parë. “Ai ka qenë drejtuar për në bankë në momentin që është bërë grabitja. Autorët ishin dy persona, njëri në motor dhe tjetri që kreu grabitjen me armë”,- tha Hoxha.

Mbetet shumë e çuditshme, vijoi ai, se si ndodh kjo grabitje në Sheraton në një zonë super te survejuar me kamera dhe me polici private.

Ai theksoi se ngjarja ka ndodhur jashtë goditës së hotelit të njohur, në pjesën e lulishtes.

Sakaq policia deri tani nuk ka thënë asnjë informacion zyrtar për ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat