Plagosje në fshatin Gjylekarë, shtie me armë në drejtim të hajnave

Kronikë e zezë

Plagosje në fshatin Gjylekarë, shtie me armë në drejtim të hajnave

Më: 26 prill 2016 Në ora: 17:19

Rreth orës 23:45 të natës së mbrëmshme, në fshatin Gjylekarë të Komunës së Vitisë, është plagosur një person, për derisa i dyshuari nga po ky fshat është kapur nga policia e Kosovës dhe po mbahet për 48 orë në paraburgim.

Rastin e ka konfirmuar për Plus Televizion zëdhënësi i policisë Rajonale të Gjilanit Ismet Hashani i cili nuk ka dhënë detaje për për këtë rast.

Ndërkaq sipas burimeve, bëhet e ditur se mbrëmë disa persona kanë hyrë në një shtëpi banimi, ku gjatë aksionit të plaçkitjes ata kanë hasur në rezistencë nga ana e pronarëve të shtëpisë.

Me këtë rast burimet në fjalë njoftojnë se në vendin e ngjarjes ka ngelur një i plagosur, kurse pas intervenimeve, policia ka kapur një të dyshuar i cili po mbahet në paraburgim prej 48 orësh. Kjo është hera e dytë që në të njëjtën shtëpi kanë ndodhur plaçkitje, njoftojnë burimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat