​Një muaj paraburgim për shtetasin bullgar që tentoi të vjedhë nga bankomatet

Kronikë e zezë

​Një muaj paraburgim për shtetasin bullgar që tentoi të vjedhë nga bankomatet

Më: 26 prill 2016 Në ora: 16:27

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar paraburgimin për të pandehurin V.T,(shtetas bullgar) si i dyshuar se ka kryer veprat penale: falsifikim i letrave me vlerë dhe instrumenteve të pagesës dhe prodhimin, posedimin dhe tentativë e pa autorizuar.

Gjykata ka caktuar një muaj paraburgim me arsyetimin se i dyshuari mund të arratiset, pasi që është shtetas i Bullgarisë, njofton Gjykata Themelore e Prishtinës në një komunikatë për media.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri V.T, me datë 15.04.2016 rreth orës 06:40 në bankomatin e njërës prej bankave komerciale në Prishtinë , afër Hotel Grand në Prishtinë, si dhe me datë 23.04.2016 rreth orës 06:30 në bankomatin tjetër të njërës prej bankave komerciale në Prishtinë, te Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ në Ulpianë, ka vendosur kamerën e modifikuar për kopjimin e pin-kodit të klientëve të cilët e kanë përdorë ATM-të në fjalë.

Dyshohet se përmes këtyre pajisjeve ka arritur t`i merr shënimet të cilat gjenden në kartelat bankare si dhe pin-kodet katër shifrorë që vendosen kur tërhiqen të hollat nga bankomati”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

I pandehuri dyshohet se ka dhunuar “Ligjin për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik” në Kosovë dhe se këtë veprimtari jashtëligjore e ka zhvilluar edhe në Bullgari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat