Aksident në Fier, plagoset 32-vjeçari

Kronikë e zezë

Aksident në Fier, plagoset 32-vjeçari

Më: 26 prill 2016 Në ora: 13:08

Sot rreth mesditës në aksin rrugor Fier- Tiranë një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”, ku mjeti tip “Ford Fokus” me targa AA 781 LA, me drejtues 50- vjeçarin Irfan Musaku banues në Lushnjë ka aksidentuar 32- vjeçarin B.S., banues në Fier, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Për shkak të dëmtimeve të marra, i riu u dërgua në spitalin e Fierit, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në spital. Paraprakisht dyshohet për shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa uniformat blu po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat