Shqiptari plagosi rëndë sirianin, dyshime për lidhje dashurie

Kronikë e zezë

Shqiptari plagosi rëndë sirianin, dyshime për lidhje dashurie

Më: 26 prill 2016 Në ora: 07:28

Veprimi me pasojë plagosje si pretekst kishte zhurmën dhe zërin e larta të muzikës. Disa sirianë po festonin ardhjen e një shoku të tyre dhe fitimin e azilit në Gjermani, njëri sosh edhe Jusuf V., më vonë viktima e shqiptarit Bamir H. (34) nga Kosova, shkruan nordbayern.de.

Pasi Jusuf ishte larguar nga dhoma për të pushuar pak, aty ka takuar 34 vjeçarin shqiptar, ku ka ardhur deri te konfrontimi. Fillimisht ka goditur me grusht, ndërsa më pas ia ka ngulur thikën në shpinë që ka rezultuar shumë e rrezikshme për jetën. Shqiptari akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ku rrezikon sëpaku disa vjet heqje lirie, përcjell botasot.info. Ngjarja është regjistruar në kampin e Forchheim/Bamberg.

Megjithatë avokati i Bamir H. ka kërkuar ulje të dënimit, përshkak se viktima Jusuf V. ka pasur marrëdhënie intime me vajzën e shqiptarit.

Shqyrtimi do vijojë në maj dhe ku do vendoset për fatin e shqiptarit. Atij momentalisht i është refuzuar kërkesa e azilit dhe mund të mos ketë vlerë vendimi gjyqësor, për shkak të dëbimit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat