Kokainë me vlerë 4 mijë euro, arrestohet shqiptari

Kronikë e zezë

Kokainë me vlerë 4 mijë euro, arrestohet shqiptari

Më: 25 prill 2016 Në ora: 23:43

Policia italiane ka arrestuar në flagrancë një 25-vjeçar nga Shqipëria, pasi u kap duke shitur kokainë.

Sipas medieve italiane, shqiptari, rezident nën Bollate, lëvizte me një automjet tip “Renault Clio” dhe ndiqej nga policia.

Policia ka njoftuar se 25-vjeçari u ndal në një rrugë dhe takoi një vajzë. Në momentin që tentoi t’i jepte një dozë kokaine, policia italiane ka ndërhyrë duke e arrestuar.

Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë kontrollit në mjetin e tij, u gjetën edhe 11 doza të tjera kokaine, që kapnin vlerën e 4 mijë eurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat