Kapet hajni i “Viva Fresh-it” në Suharekë

Kronikë e zezë

Kapet hajni i “Viva Fresh-it” në Suharekë

Më: 25 prill 2016 Në ora: 15:50

Rreth orës 12:15 minuta, policia në Suharekë e ka arrestuar një të dyshuar i cili ishte kapur në flagrancë duke vjedhur disa vegla për mekanik në Qendrën Tregtare “Viva Fresh”.

I dyshuari është hetuar nga sigurimi i objektit. Pas kontrollit të kamerave të sigurisë është kuptuar se i njëjti edhe dje kishte vjedhur dy shishe me alkool të llojit “Smirnof”. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit është vendosur që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat