Parandalohet vrasja për tokën, arrestohet personi me pushkë në Lezhë

Kronikë e zezë

Parandalohet vrasja për tokën, arrestohet personi me pushkë në Lezhë

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 23:13

Policia e Lezhës ka parandaluar një krim të mundshëm pas një konflikti për pronësinë. Policia ka arrestuar 56-vjeçarin Ernest Ndreca i cili ka kanosur bashkëfshatarin e tij K.H.
Gjatë kontrollit në banesën e 56-vjeçarit policia gjeti një pushkë e disa fishekë.

Njoftimi i policisë
Me date 14.02.2016 Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :

Ernest Ndreca , 56 vjeç, banues në fshatin Kodhel, Lezhë

Pasi në fshatin Kodhel Lezhë, ky shtetas kishte konflikt pronësie me bashkëfshatarin e tij shtetasin K.H.dhe e kishte kanosur për jetën.

Konkretisht për shkak të masave të shpejta , vlerësimit të situates dhe ndërhyrjes së shpejtë nga ana e shërbimeve policore është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të ngjarjes si dhe parandalimi i përshkallëzimit të situates ku nga kontrolli ushtruar në banesen e tij u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

Arma e zjarrit pushkë model 63
2 karikatore me nga 20 fishekë
Një sasi prej 66 fishekësh model 56 te cilat i mbante pa leje si dhe nje armë gjahu tip çifte me leje.

Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” ” Kanosje” dhe ” Dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga neni 278/2, 84 dhe 90 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat