Vrasësi i Konispolit, banor i zonës. E qëlloi 44 – vjeçarin pasi ai e njohu

Kronikë e zezë

Vrasësi i Konispolit, banor i zonës. E qëlloi 44 – vjeçarin pasi ai e njohu

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 17:51

Pajtim Shehu e ka njohur personin që e qëlloi, pasi grabiti dyqanin e fqinjit të tij. Ky fakt, sipas policisë është edhe arsyeja përse grabitësi e vrau.

44-vjeccari i ka ndeshur grabitësit gjatë kohës që po i shkonte për ndihmë fqinjit, që sapo i ishte vjedhur lokali.

Burime nga grupi hetimor dyshojnë se 44-vjeccari e ka identifikuar dhe e ka thirrur në emër grabitësin.

Për këtë arsye ai e ka qëlluar me pistoletën e tij me një plumb në kokë, raporton Klan.

Nisur nga dyshimet se viktima e ka njohur, hetuesit thonë se autori duhet të jetë banor i zonës. Për këtë aryse, mbi 20 persona, banorë të Konispolit janë shoqëruar në polici.

Kryesisht janë indvidë të cilët kosiderohen si kontigjent kriminal në zonë.

Megjithë këto veprime ende nuk ka asnjë autor të dyshuar të vrasjes së babait të tre fëmijeve.

Ka dyshime që autori mund të jetë larguar drejt Greqise, duke qënë se kufiri nga lokali ku ndodhi ngjarja është vetëm pak kilometra.

Në lokalin ku ndodhi vrasja ai arriti të grabisë rreth 10 mijë lekë, pjesë e xhiros ditore.

Banorët e zonës thonë se grabitjet janë kthyer në shqetësim serioz për ta, kjo edhe për shkak të mungesës së një poste policie në Konispol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat