​I gjendet marihuanë dhe pushkë automatike, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

​I gjendet marihuanë dhe pushkë automatike, arrestohet i dyshuari

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 21:54

Në raporton 24-orësh, Policia e Kosovës njofton se në fshatin Bajgorë të Mitrovicës është arrestuar një i dyshuar mashkull, pasi në shtëpinë e tij u gjet një sasi substancë narkotike dhe një pushkë gjysmë automatike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 493.2 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit “ Marihuanë”, 45 bimë të llojit “Kanabis” dhe një pushkë gjysmë automatik”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, njofton Policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat