​Shkojnë t’ia shkyçin rrymën, kanosen punëtorët e KEDS-it

Kronikë e zezë

​Shkojnë t’ia shkyçin rrymën, kanosen punëtorët e KEDS-it

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 20:38

Një njësit i KEDS-it kishte shkuar për t’i shkyçur rrjetin një prej qytetarëve të Vushtrrisë, pasi nuk kishte kryer detyrimet financiare ndaj kompanisë. Por, një gjë e tillë nuk u lejua nga ai.

I dyshuari mashkull i kombësisë shqiptare i është kanosur ekipit të KEDS-it.

Madje, Policia njofton se ai ka kanosur punëtorët e KEDS-it edhe në prezencën e Policisë.

“I njëjti është arrestuar dhe me urdhër te prokurorit pas intervistimit është liruar”, njofton Policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat