Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë (Foto)

Kronikë e zezë

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë (Foto)

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 14:27

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Pejë, tek Qendra e Regjistrimit të Automjeteve, afër Fushë Kosovës.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes në aksident janë përfshirë dy automjete, kurse nuk dihet nëse ka të lënduar.

Në fotografitë e siguruara nga Telegrafi shihet një automjeti i dëmtuar, kurse deri te aksidenti supozohet të ketë ardhur si pasojë e kushteve të vështira atmosferike, motit me shi.

Si pasojë e këtij aksidenti është bllokuar njëri segment i rrugës dhe është krijuar kolonë e gjatë automjetesh.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar shkaktarët e aksidentit.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat