Kërkojnë ndihmë për parking, pastaj ua grabisin telefonat

Kronikë e zezë

Kërkojnë ndihmë për parking, pastaj ua grabisin telefonat

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 14:14

Tre persona të panjohur kanë kërkuar ndihmë për të gjetur parking nga dy të tjerë në Ferizaj, por pastaj viktimat i kanë dërguar në Pejë nën kërcënimin me armë, dhe ia kanë grabitur një Iphone dhe një Samsung.

Sipas viktimave, tre persona të panjohur kanë qenë me veturë të tipit VË-Golf. Viktimat janë futur në veturë për t’iu ndihmuar, por njëri nga të dyshuarit i ka kanosur me armë dhe u ka grabitur një Iphone dhe një telefon Samsung dhe pastaj viktimat i kanë dërguar deri në Pejë dhe aty i kanë detyruar të zbresin nga vetura.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat