Kujdesej për të moshuarën, i merr kartën dhe i boshatis llogarinë bankare

Kronikë e zezë

Kujdesej për të moshuarën, i merr kartën dhe i boshatis llogarinë bankare

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 12:30

Një grua, e cila kujdesej për një të moshuar në Tirana, i ka vjedhur kësaj të fundit 840 000 lekë nga baka.

Sipas policisë së Tiranës, 82-vjeçarja K.P. ka denoncuar në komisariatin numër 6 zhdukjen e shumës së parave nga llogaria e saj bankare.

E moshuara është shprehur se V.Ç., 57 vjeçe, i ka marrë kartën, me të cilën ka tërhequr nga banka shumën e parave.

Policia ka shoqëruar në komisariat 57-vjeçare, e cila nuk e ka pranuar vjedhjen e parave.

Burime nga policia i kanë thënë gazetës "Shqiptarja.com” se kanë kërkuar ndihmë nga banka për të mësuar më shumë rreth tërheqjes së parave të së moshuarës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat