Lezhë, pranga shqiptarit të dënuar në Itali

Kronikë e zezë

Lezhë, pranga shqiptarit të dënuar në Itali

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 23:35

Policia e Lezhës ka arrestuar sot një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për vjedhje.

Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë 32-vjeçari Joel (Alfred) Nikolli, lindur dhe banues në Zejmen. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Verbanias në Itali, më 14 gusht 2015 ka lëshuar një urdhër-arresti për “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Mbajtje e sendeve të vjedhura”, vepra penale që dënohen maksimumi me gjashtë vjet burg.

Kapja dhe arrestimi i Nikollit është bërë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat