Ndiqte leksionin në klasë, bie nga karrigia dhe vdes

Kronikë e zezë

Ndiqte leksionin në klasë, bie nga karrigia dhe vdes

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 22:33

Një nxënës 16-vjeçar humbi jetën në Itali, ndërsa ndiqte një leksion në klasë. Ngjarja ka ndodhur në Roccacinquemiglia (provincë e L’Aquila-s).

Nxënësi Christian Lombardozzi po ndiqte një leksion mbi ushqimin në një nga sallat e Institutit Hotelier në Roccaraso, kur ka rënë nga karrigia, duke humbur jetën.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe transportimit me helikopter drejt spitalit, 16-vjeçari nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Sipas dëshmive të mbledhura nga policia, 16-vjeçari ka qenë duke u tundur së bashku me karrigen, por ka rënë nga kjo e fundit dhe ka përplasur kokën në mur. Policia po heton në lidhje me ngjarjen, e cila pritet të arkivohet si aksidentale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat