Pensionisti kapet në motel me dy prostituta

Kronikë e zezë

Pensionisti kapet në motel me dy prostituta

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 21:38

Një i moshuar nga Kamza është kapur dje në flagrancë me dy prostituta në zonën e Saukut. A.H., 68 vjeç, u ndalua nga policia ndërsa ishte në shoqërinë e dy prostitutave të moshës 48 dhe 53 vjeçe, me inicialet E.Q. dhe M.N, banuese në Tiranë.

Në fakt, policia mbante prej kohësh nën vëzhgim 53-vjeçaren M.N., e cila njihej si kontingjent prostitucioni. Duke ndjekur gruan, efektivët e policisë zbuluan edhe “orgjinë” e plakut.

M.N kishte marrë me qira dhomën e një moteli dhe atje priste të moshuarin së bashku me gruan tjetër. Në momentin kur i moshuari hyri në dhomën e tyre, rreth orës 13.00 të së enjtes, policia ndërhyri dhe i arrestoi. Gratë kishin klientë kryesisht meshkuj të moshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat