​Aksident me pesë të lënduar në magjistralen Skenderaj – Drenas

Kronikë e zezë

​Aksident me pesë të lënduar në magjistralen Skenderaj – Drenas

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 14:59

Pesë të lënduar është bilanci i një aksidenti të ndodhur sot në orën 11:00 në magjistralen Skenderaj – Drenas, më saktësisht në fshatin Morinë.

Media mëson se sipas rrethanave të vendit aksidenti ka ardhë si pasojë e humbjes së kontrollit ndaj automjetit të njërit nga drejtuesit.

Të lënduarit fillimisht janë trajtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, e më pas janë dërguar për në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Mësohet se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat