Zbardhet pas 18 vjetësh krim i shëmtuar në Greqi, u vra dhe u dogj një 23-vjeçar

Kronikë e zezë

Zbardhet pas 18 vjetësh krim i shëmtuar në Greqi, u vra dhe u dogj një 23-vjeçar

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 13:10

Duhet të kalonin plot 18 vjet që vrasja e një të riu në Greqi të mund të zbardhej nga policia.

Një grek, sot 53 vjeç, i ka marrë jetën një djali 23 vjeçar, në një krim që ndodhi në vitin 1998 në rajonin e Selanikut, kur autori ishte 35 vjeç.

Autoritetet policore greke flasin për një krim pasioni, pasi sipas tyre, greku që i mori jetën 23 vjeçarit, kishte lidhje intime me të. Bëhet fjalë për një vrasje që ka ardhur pasi viktima dhe autori kishin marrëdhënie seksuale mes tyre.

Policia e Selanikut tha se ka arrestuar 53 vjeçarin duke e akuzuar për vrasjen e të dashurit të tij më 12 janar 1998 në Kato Gramatiku të lokalitetit Pela.

Media greke raportojnë se i dyshuari është emigrant nga Shqipëria dhe viktima i tij, gjithashtu një shqiptar. Policia e Selanikut nuk e konfirmoi, kurse zyrtarisht nuk publikoi identitetet dhe kombësinë e autorit dhe viktimës.

Mësohet se i akuzuari ka refuzuar të pranojë se është autor i krimit.

Djali 23 vjeçar u gjet i vdekur në një pyll në Pela, pasi ishte qëlluar me armë zjarri gjuetie në kokë.

Më tej, i ndjeri ishte djegur, pasi autori ishte kujdesur t’i vinte flakën për të zhdukur çdo gjurmë të mundshme.

Por hetimet nuk reshtën. Pas zbulimit të viktimës në pyll, identifikimi i ti nuk u bë i mundur. Shumë vite më vonë, departamenti “Cold Case” i policisë së Selanikut, duke përdorur metoda të reja bashkëkohore hetimi, arriti ta identifikojë 23 vjeçarin.

Hetuesit zbuluan gjurmë të 53 vjeçarit që u prangos dje, në një qese me të cilën kishte mbuluar kokën e viktimës. Kampionë të qeses dhe ngjitëses me të cilën ishte rrethuar qesja në kokën e të ndjerit, ishin ruajtur në dosjen e provave dhe u analizuan sërish me metoda speciale hetimi.

Gjurmët e gjetura u krahasuan me ato të personave të skeduar nga autoritetet policore në Selanik, jo vetëm të njerëzve me precedentë penalë por edhe atyre që aplikojnë për leje qëndrimi apo karta identiteti dhe pasaporta.

Nga këto kërkime u lokalizuan gjurmët e 53 vjeçarit i cili tani ndodhet në burgun e Edesas. Atij iu dhanë 48 orë kohë për të përgatitur mbrojtjen e tij në një seancë vlerësimi mase sigurie që zhvillohet në fillimjavë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat