Bërtiti se do vriste ish-bashkëshorten, arrestohet shqiptari

Kronikë e zezë

Bërtiti se do vriste ish-bashkëshorten, arrestohet shqiptari

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 13:00

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, pasi u dëgjua teksa bërtiste se kishte ardhur për të vrarë ish-bashkëshorten e tij. Duke pasur parasysh precedentët e mëparshëm për të, për dhunë në familje, policia vendosi ta mbante nën vëzhgim dhe ta ndiqte.

Rreth orës 2 të mëngjesit të së mërkurës, ata e bllokuan shqiptarin teksa po përpiqej të futej në shtëpinë e ish-­gruas. 51-vjeçari me origjinë shqiptare me banim në Cecina, ishte ndarë nga gruaja pak kohë më parë.

Por, mesa duket ai nuk e ka pranuar këtë situatë. Sipas mediave italiane, edhe në fillim të janarit ai e kishte rrahur ish-bashkëshorten, e cila përfundoi në spital me një prognozë për regjim shtrati 10 ditë.

Ajo e kishte paditur shqiptarin për dhunë në familje. Në të njëjtën kohë u vendos edhe urdhri i mbrojtjes që 51-vjeçari të mos i afrohej gruas në një distancë të përcaktuar.

Tani është në arrest shtëpie nën akuzat për kërcënime dhe shkelje e urdhrit të mbrojtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat