Bleu ilaçe dhe syze me euro false, i gjenden dhe 1000 euro të tjera

Kronikë e zezë

Bleu ilaçe dhe syze me euro false, i gjenden dhe 1000 euro të tjera

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 10:02

Në total 1070 Euro të dyshuara false dhe 2 kg lëndë narkotike “Cannabis” u sekuestruan në kuadër të operacionit “kartmonedha” të ekzekutuar nga policia e Vlorës.

Në pranga ra Florjan Kasneci, 28 vjeç, banues në Vlorë, pas një hetimi 2 mujor

“Në biznesin e quajtur fast-food “Kristal” në pronësi të shtetasit: E.M, ky shtetas (Florjan Kasneci) ka blerë disa produkte ushqimore duke përdorur 1-kartmonedhë 50-Euro të falsifikuar. Në momentin e kapjes në flagrancë, këtij shtetasi i’u gjetën të fshehura në xhep edhe 1000 euro (10 copë të prerjes 100) të dyshuara si të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar 20 euro të tjera të falsifikuara si dhe një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 2 kg të llojit “Cannabis sattiva” informon policia e Vlorës.

Nga hetimet e kryera mësohet se 28 vjeçari më datë 05.12.2015, në një farmaci ka blerë disa produkte farmaceotike duke përdorur 50-Euro false.

Po kështu më datë 12.01.2016,ka blerë një palë syze tek shtetasi po me kartëmonedhë 50 euro false,
“Policia ka bllokuar dhe sekuestrur në cilësinë e provës materiale: – 1070 Euro false (në total), – 2 kg lëndë narkotike të llojit “Cannabis”, – një automjet tip “AUDI” me targë: AA721EL, – një aparat celularë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Prodhimi & shitja e lëndëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat