Zbulohen detaje nga vrasja e 64 vjeçares në Han të Elezit (Video)

Kronikë e zezë

Zbulohen detaje nga vrasja e 64 vjeçares në Han të Elezit (Video)

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 21:42

Policia e ka arrestuar të dyshuarin 70 vjeçar H.B, dhe me urdhër të prokurorit iu vu masa e ndalimit prej 48 orësh, për vrasjen e 64 vjeçares me inicialet F.B.

Sipas Agim Gashit, zëdhënës i Policisë për regjionin e Ferizajit, vrasja ka ndodhur pas një zënke momentale, ku i dyshuari ka marr revolen dhe ka goditur viktimën.

Ndërsa në Han të Elezit, askush nuk ka fjalë të këqija për të dyshuarin H.B.

Ky rast ka shënuar edhe vrasjen e parë, për më shumë se një vit në tërë rajonin e Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat