Vrau shqiptarin për drogë, greku zbulohet pas 18 vitesh

Kronikë e zezë

Vrau shqiptarin për drogë, greku zbulohet pas 18 vitesh

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 20:36

Vrasja e një shqiptari 18 vjet më parë është zbardhur vetëm ditët e fundit në Greqi. Bëhet fjalë për vrasjen brutale të një të riu shqiptar, që u vra 18 vjet më parë në rrethinat e Selanikut.

Shqiptari u gjet në një zonë të pyllëzuar, ishte 23 vjeç dhe kishte plagë të rënda në trup, pasi ishte qëlluar me shotgan.

Policia e Selanikut ka mundur të arrestojë ditët e fundit një 53­vjeçar grek, si të dyshuar kryesor për vrasjen e shqiptarit.

Ngjarja ndodhi në vitin 1998, ku në një zonë të pyllëzuar të Selanikut u gjet trupi i shqiptarit. Ai u çua për ekzaminime, por nuk u identifikua dot.

Së fundmi, është bërë i mundur identifikimi i tij dhe arrestimi i autorit. Sipas hetimeve, që u rihapën që në vitin 2012, shqiptari u vra për prishjen e një pazari droge nga shtetasi grek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat