Bariu shqiptar bën për spital 80-vjeçarin, ja me çfarë e goditi

Kronikë e zezë

Bariu shqiptar bën për spital 80-vjeçarin, ja me çfarë e goditi

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 20:11

Një shtetas shqiptar me profesion bari në Itali, është arrestuar nën akuzën e tentativës për vrasje. Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga është vënë 58-vjeçari Sali Metalla, pasi në një zonë rurale në Sicili, pas një debati me të moshuarin italian, Michaele Vitelli, 80 vjeç, e ka bërë këtë të fundit për spital duke e goditur me bastunin e tij që i ka shkaktuar lëndime në të gjithë trupin.

Sipas mediave italiane Michaele Vitelli u gjet duke dhënë jetë, ndërsa tani ndodhet në spitalin e Katanias në gjendje kritike për jetën. Policia pasi arrestoi Metallën, verifikoi se 58-vjeçari shqiptar nuk kishte leje qëndrimi në Itali.

Ndërsa nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shkak i sherrit ishte fakti se bagëtitë e Metallës kishin hyrë në pronën e fermerit italian. Shqiptari aktualisht ndodhet në burgun e qarkut të Raguzës, ku do të përballet me dy akuza atë të tentativës për vrasje dhe qëndrimi në Itali pa dokumentet e vlefshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat