Dy të arrestuar për vjedhje në fshatrat e Pejës

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar për vjedhje në fshatrat e Pejës

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 14:11

Nëntëmbëdhjetë vjeçari me inicialet V.H dhe tetëmbëdhjetëvjeçari me iniciale A.E janë arrestuar nga Policia si të dyshuar për vjedhje në fshatin Banjë të komunës së Pejës, të një televizori plazma “Beko”, dy telefona ‘Nokia’ dhe tri orë dore por edhe për vepra tjera të kryera në ketë zonë.

Të njëjtit janë intervistuar nga zyrtarët policor hetues, me ç’rast të dyshuarit kanë pranuar veprën penale ‘Vjedhje e rendë’ të kryer në fshatin Banjë dhe vepra tjera të kryera në ketë zonë.

Gjithashtu, për të njëjtit është konsultuar Prokuroria Themelore Pejë – Departamenti i përgjithshëm dhe me vendim të prokurorit shtetit të njëjtëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, për të vazhduar me masa të mëtejme ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat