Vjedhin dyqane private, arrestohen tre të dyshuar

Kronikë e zezë

Vjedhin dyqane private, arrestohen tre të dyshuar

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 11:47

Tre personave të dyshuar me inicialet L. H., R. G., Sh. S, ndërmjet moshave 16 e 18 vjeç janë arrestuar në tri ditët e fundit në lokacione të ndryshme në Skenderaj.

Ata dyshohenpër katër vepra penale ‘vjedhje e rëndë’, raste këto që ishin raportuar gjatë dy muajve të fundit në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Skenderaj, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin dyqane private dhe pjesë të automjeteve.

Të tre të dyshuarit u janë nënshtruar procedurave intervistuese që janë zhvilluar në prani të avokatëve dhe zyrtarëve të QPS, mbi dyshimet se në bashkëveprim të kenë kryer katër veprat penale ‘vjedhje e rëndë’, ku pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes tre të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat