Përdhunimi në pyll: Manjola e lidhi të riun përpara se ta vriste, dyshime se ishin në lidhje

Kronikë e zezë

Përdhunimi në pyll: Manjola e lidhi të riun përpara se ta vriste, dyshime se ishin në lidhje

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 11:32

Goditje me thikë pas rrezikut se u ndje e kërcënuar nga tentativa për përdhunim, apo plan i mirëmenduar nga ana e vajzës? “Panorama” duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor, shkruan sot se ka dyshime të forta se dy të rinjtë, Severjan Tusha dhe Manjola Gjonaj, kishin lidhje dashurie me njëri­-tjetrin, edhe pse ky fakt nuk është pranuar nga kjo e fundit.

Në bazë të informacioneve të mbledhura deri tani, është bërë e ditur se dy të rinjtë kishin komunikuar në telefon mes tyre, prej gati 1 muaji dhe kishin lënë takim mes tyre.

Duke iu referuar faktit se vajza kishte marrë edhe thikën me vete, policia ka dyshime se ngjarja mund të ketë ndodhur me paramendim.

Sipas të dhënave, mësohet se 20­-vjeçarja Gjonaj kishte udhëtuar nga fshati Prosek, ku jetonte me prindërit e saj deri në Kodër­ Rrëshen për t’u takuar me 24­vjeçarin Severjan Tusha.

Por vajza ka mohuar faktin se midis tyre kishte ndonjë lidhje intime, duke deklaruar se me djalin nuk kishte pasur asnjëherë komunikim.

Megjithëse nuk ka dhënë shpjegime se për cilat arsye po lëvizte e vetme në zonën kur u përplas me të riun, larg fshatit ku jetonte.

Për të zbuluar lidhjet që ata mund të kenë pasur midis tyre, policia pritet që të zbardhe tabulatet telefonike. Telefonat e dy të rinjve tashmë janë sekuestruar nga grupi hetimor, për të zbardhur nëse midis tyre ka pasur biseda apo jo, siç pohon vajza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat