Vjedhin thëngjill në Obiliq, arrestohen katër persona

Kronikë e zezë

Vjedhin thëngjill në Obiliq, arrestohen katër persona

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 11:25

​A.S, 41 vjeç, A. M, 36 vjeç, A. B, 36 vjeç dhe S. G, 35 vjeç janë arrestuar me dyshimin se janë të përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhur ditë më parë në fshatin Palaj të komunës së Obiliqit.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur, në zonën e KEK-ut, saktësisht në shiritin transportues, në pikën TML-1, nga ku katër persona të dyshuar, kanë arritur që të grabisin thëngjill.

Personat e dyshuar kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes pasi kanë goditur një punonjës sigurimi me automjetin e tyre, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore. Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë ndërmarrë njëvarg veprimesh hetimore dhe operative të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e katër personave të dyshuar. Tre prej personave të arrestuar pasi që u ështëshqiptuarmasa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit,janë dërguar në qendrën e mbajtjes. Ndërsa, i dyshuari S.G është dërguar në burgun e Dubravës , pasi që për të njëjtin kishte urdhër arrest nga Gjykata Themelore (Divizioni Penal), për vuajtje të dënimit për një rast tjetër”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.

Vlen të përmendet se personat e njëjtë kanë qenë të arrestuar edhe disa herë të tjera nga ana e policisë për raste të natyrës së njëjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat