Zbulohet mënyra si u vra 42 vjeçari në Durrës (Foto)

Kronikë e zezë

Zbulohet mënyra si u vra 42 vjeçari në Durrës (Foto)

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 11:12

Policia ka zbardhur dinamikën e vrasjes së 42 vjeçarit Xhevahir Basha, i njohur edhe me emrin Agim Cakaj.

Ai është qëlluar rreth orës 19.30 pranë shtëpisë së tij në fshatin Fllakë, me kallashnikov. Sipas policisë, Basha ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij me targa AA 295 LA kur të paktën dy persona i janë afruar me një tjetër makinë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri. 13 gëzhoja kallashnikovi u gjetën në vendin e ngjarjes. 8 plumba e kanë kapur 42 –vjeçarin.

Ai u gjet i plagosur nga të afërmit e tij që kanë dalë menjëherë sapo kanë dëgjuar të shtënat. Ata e kanë dërguar në spital menjëherë, por ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Një numër i madh personash janë shoqëruar në policinë e Durrësit dhe janë pyetur në lidhje me vrasjen e 42 –vjeçarit nga Hasi, që ishte zhvendosur prej disa vitesh në Fllakë.

Xhevahir Basha kishte pak ditë që ishte kthyer nga Anglia. Policia dyshon se vrasja mund të ketë lidhje me aktivitetin e tij në emigracion. Ai nuk rezulton person i skeduar, por fakti që ka ndryshuar emrin i ka bërë hetuesit të dyshojnë se ai mund të jetë marrë me aktivitete të paligjshme në Angli. Gjithashtu hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që ai të jetë vrarë për ndonjë konflikt të lindur në Shqipëri, për çështje pronash apo probleme të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat