Arrestohet personi që shkaktoi aksident me fatalitet në Xerxë

Kronikë e zezë

Arrestohet personi që shkaktoi aksident me fatalitet në Xerxë

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 11:09

Policia ka arritur të arrestojë personin që mbrëmë ka shkaktuar aksident me fatalitet në magjistralen Prizren – Gjakovë.

Mbrëmë një automjet ka goditur për vdekje një këmbësor, rreth moshës 70 vjeçare, i cili ka mbetur i vdekur.
Personi i dyshuar, që ka kryer veprën, është arratisur.

Por, media mëson se policia e ka kapur të dyshuarin.

Këtë gjë, e ka konfirmuar komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj.

“Po, mund ta konfirmoj se i dyshuari është kapur mbrëmë rreth orës 1 pas mesnate”, ka thënë Gjokaj.

I dyshuari është nga Gjakova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat